Kurti takon Plenkoviq, diskutojnë raportet Kosovë-Kroaci
05 tetor 2021
| 18:31
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar sot homologun e tij kroat Andrej Plenkoviq para samitit BE-Ballkani Perëndimor 2021.
Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditura detajet e diskutimeve me Plenkoviq.
“Përpara samitit BE-Ballkani Perëndimor 2021 pata një takim me kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam marrëdhëniet tona dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të mirë në shumë fusha, përfshirë sektorin e sigurisë”, shkruan Kurti.