Kurti takon Quintin, diskutuan për targat ilegale
28 tetor 2022
| 20:24
Kryeministri Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, zëvendëskryeministren Donika Gërvalla Schwarz dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, në këtë takim u bisedua lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që obligon pronarët e mjeteve me targa ilegale që të njëjtat t’i kthejnë në targa zyrtare RKS.
“U prezantua propozimi i Qeverisë lidhur me targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”. Gjatë këtij takimi u ritheksua përkushtimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, për ligjshmëri, paqe dhe siguri”, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.