Kurti takon Rasim Demirin, flasin për sfidat e qeverisë së re
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, është takuar me Rasim Demirin nga koalicioni VAKAT, me të cilin ka biseduar për procesin zgjedhor të 6 tetorit.
Kurti ka treguar se ky koalicion në legjislaturën e shtatë do t’i ketë dy deputetë.
Kurti e Demiri kanë folur edhe për zhvillimet në vend si dhe për sfidat që e presin qeverinë e re.
“Koalicioni VAKAT ka korrur rezultat shumë të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit. Në Prizren kanë dalë të katërtit, menjëherë pas LVV, PDK e LDK. Në legjislaturën e shtatë do t’i kenë dy deputetë. Me z. Rasim Demirin u takuam sot dhe ia uruam suksesin njëri-tjetrit. Biseduam për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, gjendjen e komunitetit boshnjak dhe sfidat socio-ekonomike e politiko-institucionale të shtetit të Kosovës e qeverisë sonë të re”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/