Kurti takon shefin e OSBE-së, bisedojnë për zgjedhjet lokale
07 korrik 2021
| 14:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se në këtë takim është biseduar për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 17 tetor.
“Gjatë takimit po ashtu u bisedua edhe për çështjen e përmirësimit të përkthimit në gjuhët zyrtare në mënyrë që qasja në informata, njoftime dhe të dhëna me interes publik të lehtësohet, si dhe për Qendrat mësimore të komuniteteve jo-shumicë dhe mundësitë e financimit të qëndrueshëm të tyre”, është thënë në njoftim.