Kurti takon sot liderin e LDK-së

26 maj 2021 | 08:55

Kryeministri Albin Kurti sot do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi i Kurtit me Abdixhikun do të mbahet në orën 11:00.

Kështu i kanë thënë Telegrafit burimet brenda Qeverisë së Kosovës dhe brenda këtyre dy partive politike.

Kurti një ditë më parë takoi liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ky i fundit i kërkoi Kurtit përfshirjen më të madhe të SHBA-ve në dialogun me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi duket se ka vendosur vetë të…