Kurti takon tri nënkryetaret e komunave në veri: Anëtarësimin në KiE e shohin hap të rëndësishëm
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me nënkryetaren e Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, nënkryetaren e Zveçanit, Natasha Toamniq dhe nënkryetaren e Leposaviqit, Marina Bogojeviq.
Kurti ka thënë se nënkryetaret e tri komunave në veri i ka konsultuar mbi nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.
“Të gjitha ato më thanë që e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si një hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre. Dhe, më premtuan që kur do të takojnë përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-in do t’ua shprehin këto kërkesa gjithashtu”.
“Ky ishte bashkëbisedimi ynë i dytë në pak se dy javë. Komunikimi i shpeshtë dhe i rregullt është interesim, kujdes dhe vullnet i dyanshëm për të diskutuar e planifikuar projekte, dhe për adresuar sfida e vështirësi”, ka shkruar Kurti në “Facebook”
Kreu i qeverisë i ka shprehur mirënjohje tri nënkryetareve për punën e tyre të përditshme dhe kurajën që sipas tij kanë për t’i shërbyer publikes dhe qytetarëve.