Kurti takon Varhelyi: Kosovarëve duhet t’i liberalizohen vizat sa më parë

01 shtator 2021 | 21:17

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka takuar Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, ku zyrtarë të Bashkimit Evropian, kryeministra dhe presidentë të shteteve të ndryshme po diskutojnë për të ardhmen dhe mundësitë e zgjerimit të BE-së.

Në takim u diskutua gjendja me pandeminë COVID-19 dhe rëndësia që ka për popullin e Kosovës përkrahja nëpërmjet fondeve për përballimin e vështirësive dhe ringjalljen ekonomike.

Kurti përsëriti kërkesën që shtetet anëtare brenda Këshillit të BE-së të marrin sa më parë vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën, derisa falënderoi komisionin për punën që po bën për të bindur vendet skeptike.

Ai e njoftoi Varhelyi për angazhimin dhe përkushtimin e Qeverisë për reforma dhe e vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Evropian në finalizimin e këtij procesi.

Varhelyi theksoi mbështetjen që Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i japë Kosovës në procesin e reformave.

Duke folur për zgjerimin e BE-së, kryeministri tha që shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtohen si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Qendrore e Gjermanisë, ka njoftuar se janë dëmtuar më…