Kurti takon Zeqir Gërvallën: Sot, miqësia dhe kujtimet na mbajnë afër
02 shtator 2024
| 21:45
Kryeministri Albin Kurti ka bërë me dije se ka takuar Zeqir Gërvallën.
Kurti ka theksuar se vizitat e takimet me të kur ai është në Kosovë nuk janë asnjëherë vetëm bisedë.
“Pasditen me Zeqir Gërvallën, shokun e idealit e bashkëpunëtorin e moçëm. Dikur ishte baca Adem dhe puna në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë që na bënte bashkë pothuajse çdo ditë. Sot, miqësia dhe kujtimet na mbajnë afër. Vizitat e takimet me të kur ai është në Kosovë nuk janë asnjëherë vetëm bisedë. Ato janë këshilla, ide e evokime të vlefshme të një patrioti, veprimtari, ish të burgosuri politik dhe poeti të çmuar”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.