Kurti takon zyrtarë të lartë amerikanë: Kosova dhe SHBA kanë një partneritet të palëkundur për siguri dhe mbrojtje

01 tetor 2024 | 19:03

Kryeministri Albin Kurti është takuar me Ndihmës Sekretaren për Mbrojtje, Celeste Wallander dhe ambasadorin Michael Carpenter, Asistent i Posaçëm i Presidentit dhe Drejtor i Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, në margjina të Forumit të Varshavës për Siguri, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e lëshuar nga ZKM thuhet se Kurti ka theksuar se Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një partneritet të palëkundur dhe i ka falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe proceseve shtetndërtuese para dhe pas pavarësisë.

“Ai shprehu angazhimin e Kosovës në sigurinë e paqen rajonale, teksa shtoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO e Kartën e Adriatikut dhe nënvizoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme në fushën e mbrojtjes me ShBA-të, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Departamentit për Mbrojtje të ShBA-së dhe Ministrisë sonë të Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministri Ejup Maqedonci.

Ndryshe, Kurti ka udhëtuar nga SHBA’ja drejt Polonisë për të marrë pjesë në Forumin e Varshavës për Siguri. Atje do të mbajë një ligjeratë, por edhe do të ketë takime bilaterale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të shtojnë numrin e trupave…