Kurti takon zyrtarin e lartë amerikan, theksohet nevoja për angazhim aktiv në dialog

11 janar 2023 | 19:18

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në ndërtesën e Qeverisë, Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili sot po qëndron në Kosovë në kuadër vizitës së tij në rajon.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti e njoftoi Chollet me punën dhe arritjet e qeverisë në vitin që sapo lamë pas.

“Ai ndau me të indikatorët më të fundit ekonomikë dhe demokratikë në vend, dhe nënvizoi qëllimet e përbashkëta për zhvillim dhe demokratizim. Kryeministri Kurti e falënderoi Këshilltarin e Lartë, Chollet për vizitën, komunikimin e vazhdueshëm dhe për angazhimin e tij. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner dhe aleat i domosdoshëm i Republikës së Kosovës, u shpreh kryeministri Kurti, teksa vuri theksin te synimet e vendit për partneritet edhe më të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe integrim në NATO”, bëhet me dije në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

U diskutua edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, theksohet në njoftimin e Qeverisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas disa sondazheve të fundit të bëra në disa media,…