Kurti: Taksa 100 për qind do të hiqet, Serbia të deklarohet për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës
Albin Kurti sërish ka përsëritur qëndrimin e tij rreth taksës 100 për qind për produktet e Serbisë. Ai është shprehur se tarifa 100% hiqet vetëm atëherë kur të vendoset reciprociteti.
“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”, shkruan “Epoka e re”.
Postimi i plotë i Kurtit:
Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës. /Epoka e re/