Kurti tallët me gazetaren në ara

13 tetor 2022 | 14:20

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, kanë vizituar bujkun Osman Osmani, i cili planifikon t’i mbjellë 10 hektarë grurë dhe po aq misër.

Kurti ka thënë se pas përkrahjes se bujqve nga qeveria është rritur edhe sipërfaqja e mbjelljes se rendimenteve bujqësore.

Në këtë postim në “Facebook”, Kurti ka ironizuar me një gazetare e cila e ka pyetur për takimin me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër. Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellë me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar. Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në…