Kurti tash e disa javë jashtë Kosovës, Çitaku e quan të paprecedentë dhe tërësisht të papërgjegjshme

26 maj 2022 | 16:00

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se është e paprecedent që kryeministri Albin Kurti tash e tri javë gjendet jashtë Kosovës.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti.

“E paprecedan dhe tërësisht e papërgjegjshme që kryeministri në detyrë tash e tri javë është jashtë Kosovës. Sot e paska vizituar një fabrikë të çokollatave në Zvicër, e paska bërë shqiponjën me studentët shqiptarë atje. Vizita në SHBA mund të kualifikohet si studimore, thënë më së buti. Në ndërkohë në Kosovë inflacioni ka kaluar 11%, e sot bordi i AKP-së, i zgjedhur nga Kurti paska shpallur valën e re të privatizimeve (kujtoni pak deklaratat e Kryeministrit për privatizimin në Kosovë)”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ish-punonjës i TMZ – tabloid online – dëshmoi në…