Kurti: Të drejtat e njeriut të respektohen në mënyrë universale
Kryeministri Albin Kurti në Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë ka thënë se është e rëndësishme që të drejtat dhe dinjitetit i njeriut të respektohen në mënyrë universale.
Në një postim në platformën “X”, ai ka theksuar se këto të drejta janë të rëndësishme të zbatohen si brenda ashtu edhe jashtë vendit.
“Në këtë Ditë Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë, Interfobisë dhe Transfobisë, ne reflektojmë mbi progresin e bërë dhe njohim punën e rëndësishme që na pret për të siguruar që të drejtat dhe dinjiteti i njeriut të respektohen në mënyrë universale, si në vendin tonë ashtu edhe në mbarë botën”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë shënohet më 17 maj dhe synon të koordinojë ngjarjet ndërkombëtare që rrisin ndërgjegjësimin për shkeljet e të drejtave LGBTQI+ dhe stimulojnë interesin për punën e të drejtave të tyre në mbarë botën.