Kurti të enjten raporton në Kuvend për takimin në Ohër
20 mars 2023
| 14:24
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se të enjten do të mbahet seancë e re. Aty sipas Kusari-Lilës do të raportojë kryeministri Kurti në lidhje me takimin në Ohër.
“Të enjtet do të mbahet seancë plenare, ku do të hidhen për votim tri marrëveshjet ndërkombëtare që mbetën nga seanca e kaluar. Dita e enjte do të fillojë me votimin e këtyre marrëveshjeve dhe më pastaj raportimi i kryeministrit për takimin në Ohër”, ka thënë Kusari-Lila pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Pavarësisht kësaj, Kusari-Lila ka shtuar se sa i përket dakordimit të Ohrit, ende nuk ka material për Kuvendin e Kosovës, sepse nuk është nënshkruar asgjë.