Kurti te familja e Rexhep Selimit, në njoftimin e LV-së nuk thuhet asnjë fjalë për të tjerët

05 nëntor 2024 | 14:21

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për vizitën e liderit të tyre, kryeministrit Albin Kurti te familja e Rexhep Selimit, me rastin e 4-vjetorit të arrestimit të tij nga Gjykata Speciale.

“Bashkëshortja e tij dhe deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi, përforcoi edhe një herë bindjen tonë të pathyeshme: lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe dinjitoze. Ne do të vazhdojmë ta kundërshtojmë gjykatën e padrejtë, gjykimin e padrejtë, ashtu siç kemi bërë gjithmonë. Rexhep Selimi, 10-tshi ynë i lirisë, na mungon! Rexhep Selimi tash e katër vjet është duke u mbajtur padrejtësisht në burgun e Hagës. Një figurë e çmuar që i shërbeu vendit si ish-komandant i UÇK-së dhe më pas si deputet që nga hyrja jonë në institucione në vitin 2010, si anëtar i Kryesisë dhe si Shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Rexhep Selimi ka qenë gjithmonë simbol i vendosmërisë dhe triumfit. Si Lëvizje, si anëtarësi e si aktivistë, jemi të patundur në mbështetjen për Rexhepin dhe shpresojmë që ai të kthehet sa më parë te ne, te vendi që aq shumë e deshi dhe për të cilin kontribuoi shumë dhe pa kursyer asgjë”, thuhet në njoftimin e LV-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të martën në…