Kurti të hënën mban një ligjëratë online në Universitetin e Harvardit
16 maj 2020
| 14:49
Kurti të hënën mban takim online me Universitetin e Harvardit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të mbajë një takim online të hënën në Universitetin e Harvardit, ku pritet të flas për 100 ditët e para si kryeministër dhe krizën aktuale politike në Kosovë.
Kjo ngjarje do të mundësohet përmes platformës online “Zoom” që do të fillojë nga ora 12:00, në Kosovë me orën lokale i bie të fillojë nga ora 18:00.
Kjo ngjarje do të moderohet nga Nicholas Burns, profesor i Praktikës së Diplomacisë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Shkollën “Harvard Kennedy”.
Ky takim online është sponsorizuar nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Kolegjin Harvard , projekti i Ardhmërisë së Diplomacisë dhe Unioni Politik i Harvardit.