Kurti të mërkurën do të flasë për takimin në Bruksel
22 gusht 2022
| 15:35
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën do të adresohet për takimin e tij të së 18 gusht që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Kurti adresimin do ta bëjë të mërkurën në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar.
“Në lidhje me takimin e datës 18 gusht në Bruksel, Kryeministri Kurti do të flasë këtë të mërkurë në adresimin e tij në fillim të mbledhjes së kabinetit qeveritar”, ka thënë Kryeziu për “Klankosova.tv”.