Kurti: Të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjës dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’
20 gusht 2018
| 10:48
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga paqja e Bosnjës dhe të ndërhyjë kundër “Zajednicës”.
“Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjës apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. NATO-ja pat nxjerr mësim nga lufta e Bosnjës dhe ndërhyri te Kosova kundër Jugosllavisë së Millosheviqit. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjës dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin”, ka shkruar Kuti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/