Kurti të premten në Izmir të Turqisë, organizohet edhe takim me diasporën shqiptare
02 korrik 2024
| 15:48
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , të premten do të shkojë për vizitë në Izmir të Turqisë, ku do të takohet me përfaqësues të Odës Ekonomike të Izmirit.
Ambasada e Kosovës në Turqi, ka njoftuar se më pas do të organizojnë takim edhe me diasporën shqiptare.
“Takimi do të jetë i hapur për të gjithë pjesëtarët e komunitetit të diasporës në Turqi”, është thënë në njoftim.