Kurti: Të zhdukurit  janë çështja e parë në raportet e Kosovës me Serbinë

30 shtator 2021 | 14:54

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe të enjten para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë sjellë në Kosovë pas zhvarrosjes në varrezat e Kizhevakut.

Kurti ka thënë se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, derisa të zbardhin fatin e të gjithë të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë

“E madhe është dhimbja e kësaj dite. E dhimbshme është dhimbja e mijëra familjarëve të tjerë”.

“Nuk mund të ndalemi derisa t’ua sjellim fëmijët në vendlindje dhe drejtësi për ta. Ne kemi për detyrë të këmbëngulim te Serbia si përgjegjëse për zhdukjen e tyre, që sa më shpejtë të zbardhet fati i të zhdukurve me dhunë”.

“Për këtë arsye të zhdukurit janë çështja e parë në raportin e Kosovës me Serbinë, për këtë arsye kemi insistuar në çdo takim për hapjen e arkivave dhe nxjerrjen e informatave edhe për varrezat e tjera masive në Serbi”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infermierja seksi e "Për'puthen", Ada, është një nga vajzat më…