Kurti: Terminalet doganore do t’i kalojnë shtetit më shpejt se numrat e Z-Mobile

28 nëntor 2019 | 16:49

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, që pret së shpejti të bëhet kryeministër i Kosovës, ka paralajmëruar kthimin e terminaleve doganore,

Ai ka marrë shkas për këtë nga kthimi i numrave të ‘Z-Mobile’ te Vala. “Beteja ishte e gjatë, mirëpo mbrëmë në mesnatë, më në fund, 300 mijë numra të ‘Z-Mobile’ kanë kaluar te Vala. Besoj që shumë më e shkurtër do të jetë beteja e kalimit të terminaleve doganore të privatizuara te shteti demokratik i Kosovës”, ka thënë Kurti.

Vala përmes një komunikate për media, përmes Departamentit për Relacion me Publik, ka njoftuar se nga sot, në orën 00:00, është mbajtur ceremonia zyrtare e kalimit të të gjithë numrave ‘Z-Mobile’ në platformën e ‘Vala’-s.

Këtë vendim më herët e kishte marrë Bordi Drejtues i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Ndaj këtij vendimi është ankuar ‘Z-Mobile’ që ka thënë se ky brend është mbyllur dhunshëm.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur takimi në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së…