Kurti tha se Gërvalla e mbron UÇK-në, ish-këshilltari i Thaçit i reagon kryeministrit
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë ditës i ka dalë në mbrojtje ministres Donika Gërvalla, duke thënë se ajo e mbron dhe afirmon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në formë ironike, Behramaj i është përgjigjur duke i thënë se “aq mirë po e mbron ai dhe Gërvalla UÇK-në, sa që Bërnabiq dhe Selakoviq mund të shijojnë letargjinë e gjumit dimëror”.
“Po Albin, ti dhe kryediplomatja Schwarz po e mbroni dhe afirmoni shumë mirë luftën tonë çlirimtare. Jo vetëm Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, por edhe Rexhep Selimin po e mbroni aq mirë, saqë Vuçiqi, Bërnabiqi apo ai Selakoviqi lirisht mund ta shijojnë edhe letargjinë e gjumit dimëror.Ani qytetarët u besonin premtimeve të Kurtit, që kur Vetëvendosje vjen në pushtet do ta mbyllë krejtësisht Gjykatën Speciale!”, ka shkruar Behramaj në llogarinë e vet në “Facebook”.