Kurti tha se Serbia e ka shtyrë takimin e tij me Vuçiqin, reagon Petkoviqi

21 korrik 2022 | 09:08

Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën”, në Serbi, ka thënë të mërkurën se “Albin Kurti s’mund ta akuzojë Beogradin për bllokimin e dialogut”.

Deklarata e Petkoviqit vjen pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka deklaruar të mërkurën se “Serbia e ka shtyrë takimin e tij me Aleksandër Vuçiqin”.

Por, sipas Petkoviqit, Kosova “e ka obligim” miratimin e Asociacionit të Komunave Serbe, raporton “Tanjug”.

“Beogradi, i udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiq, do të jetë gjithmonë i gatshëm t’i përgjigjet çdo thirrjeje për dialog, por dialog produktiv mund të bëhet vetëm me një bashkëbisedues të besueshëm dhe konstruktiv, gjë që Kurti nuk është dhe nuk ka qenë kurrë”, ka thënë Petkoviq.

Vetëm dy takime kanë ndodhur mes Kurtit dhe Vuçiqit qëkur Kurti është zgjedhur kryeministër.

Në të dy takimet nuk ishte arritur as një pajtim, por dialog ka pasur edhe të nivelit teknik, ku janë arritur disa marrëveshje si ajo për targat dhe tash vonë për energjinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Shqipërisë sot pritet ta votojë një “Rezolutë mbi…