Kurti tha se s’janë prekur marrëdhëniet me ShBA-në, Hovenieri: Kjo thjesht s’është e vërtetë!
Jeff Hovenier, amabsador i ShBA-së në Kosovë, ka mbajtur një konferencë për medie sot para ambasadës së ShBA-së në Prishtinë. Në këtë konferencë, Hovenier ka folur për çështjen e ndalimit të dinarit serb nga ana e BQK-së.
Ambasadori amerikan ka komentuar edhe deklaratat e zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës në lidhje me qëndrimet e James O’Brien, ndihmës-sekretar amerikan i Shtetit. Më saktë, ambasadori Hovenier i komentoi deklaratën e kryeminsitrit Albin Kurti dhe ministrit Hekuran Murati, ndonëse nuk i përmendi me emër të përveçëm.
Sipas Hovenierit, marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Kosovës tashmë janë ndikuar nga çështja e ndalimit të dinarit.
“Jam i shqetësuar që ka deklarata pas kësaj interviste të O’Brien, që sugjerojnë që marrëdhënia mes Kosovoës dhe ShBA-së nuk është prekur dhe se nuk do të prekur nga kjo situatë, më duhet të jem i qartë që kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kjo nuk është situata.” – tha ai.