Kurti: Thaçi po e merr primatin në dialog krye në vete për t’i ikë Speciales
21 qershor 2018
| 13:48
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke e marrë primatin në dialogun me Serbinë në krye në vete për t’i ikur Gjykatës Speciale, pasi që sipas Kurtit, Thaçi është në listën e të akuzuarve të kësaj gjykate.
Ai ka folur edhe për procesin e rishikimit të demarkacionit me Malin e Zi, duke thënë se tre muaj pas miratimit të kësaj marrëveshje ende nuk ka ndonjë lëvizje në drejtim të korrigjimit të shënimit të vijës kufitare.
/Epoka e re/