Kurti: Thaçi po e përdor si karrem Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin

23 shtator 2018 | 22:22

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes!, Albin Kurti në një postim në “Twitter”,  ka shkruar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po e zgjeron rrenën, e jo territorin.

Kurti e ka quajtur Thaçin “President Pinokio”, duke thënë se ai po e përdor si karrem Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin në aventurat e tij. “Për të përfshirë të tjerët në aventurat e tij për shkëmbimin e territorit me Serbinë, Thaçi së pari tentoi të përdorë ulësen e Kosovës në OKB si karrem, dhe po vazhdon ta bëjë, sërish, duke tentuar ta përdorë regjionin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit si karrem. Një zgjerim i rrenave, jo i territorit. President Pinokio?”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi ka kaluar në epërsi 0-1 ndaj Frosinone. Është Cristiano…