Kurti, Thaçit: Takohemi më 6 janar, orën zgjidhe vetë
30 dhjetor 2019
| 17:14
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka refuzuar për herë të tretë thirrjen e Presidentit Hashim Thaçi për të zhvilluar një takim. Me anë të një letre të publikuar në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, Kurti propozon që takimi mes tyre të zhvillohet më datë 6 janar dhe në orën që Thaçi do të vendosë.
“Ju faleminderit për ftesën e radhës. Nuk do të kem mundësi që të vij nesër për takim në ora 10:00. Propozoj që të takohemi të hënën, më datë 6 janar, në një orë të përshtatshme për juve. Gëzuar 2020, sinqerisht Albin Kurti”, shkruhet në letër e Kurtit.