
Kurti thërret mbledhje të qeverisë
16 prill 2025
| 08:20
Albin Kurti, i cili pretendoi se të martën dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit – gjë që disa parti dhe disa juristë nuk e njohin si të vlefshme – i ka ftuar anëtarët e kabinetit qeveritar që, po ashtu, thanë se kanë dhënë dorëheqje, në një mbledhje të qeverisë.
Mbledhja është caktuar të mbahet në orën 10:00, njoftoi Zyra e Kryeministrit.