Kurti thërret ministrat, takohen në orën 10:30

25 shkurt 2022 | 08:53

Kryeministri Albin Kurti do t’i mbledhë sot ministrat e qeverisë së tij, me fillim nga ora 10:30.

Lajmin e ka bërë dhënë Zyra e Kryeministrit përmes një njoftimi për medie.

“Ngjarja që zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë, mund të përcillet vetëm nga gazetarët, kameramanët dhe fotografët që janë të akredituar dhe kanë me vete kartelat e akreditimit. Për ngjarjet që zhvillohen në ndërtesë të Qeverisë, gazetarët, kameramanët dhe fotografët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtëse dhe t’i vendosin ato”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia nuk ka marrë asnjë nga objektivat e saj kryesore…