Kurti thirrje atyre që nuk kanë votuar ende: Shkoni sa më parë e votoni

09 shkurt 2025 | 17:27

Kryeministri dhe lideri i LV-së, Albin Kurti, i cili po kërkon votën edhe për një mandat të ri qeverisës, u ka bërë thirrje qytetarëe që të dalin e të votojnë.

Ai ka shkruar në “Facebook” se kush nuk ka dalë ende të votojë, të shkon sa më parë.

“Të dashur qytetarë të Kosovës. Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!”, ka shkruar Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për…