Kurti, thirrje qytetarëve: Aplikoni në konkurset publike, do të ndjekim standard të njëjtë për të gjithë

12 shtator 2021 | 12:43

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një video-mesazh përmes së cilës u ka bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset publike.

Kurti ka thënë se janë të sigurt se do të ndjekin po të njëjtin standard për të gjithë, në çdo konkurs që është i hapur apo do të hapet në të ardhmen.

“Çlirimi i dijeve profesionale dhe i vullneteve qytetare në shoqërinë tonë. Ndërmarrje publike duhet të ofrojnë shërbime cilësore për qytetarët dhe bizneset, si dhe të kontribuojnë në buxhetin e Republikës”, ka thënë Kurti.

Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se gjatë javëve dhe muajve në vijim, Qeveria do të udhëheq procese të rekrutimit për borde të rregullta të drejta për shumicën e ndërmarrjeve publike qendrore.

“Ndërmarrjeve tona publike u duhen gra e burra profesionistë, me integritet e vullnet për t’i shtyrë ato drejt arritjes së potencialit të tyre të plotë”, ka thënë Rizvanolli.

Kurse kryeministri Kurti ka thënë se këto duhet të udhëhiqen nga njerëz profesionistë.

“Jo zhvillimin e interesave të ngushta, që mandej i bën ato ndërmarrje barrë për shtetin. Që kjo të arrihet, ne kemi nevojë për vëmendjen dhe interesimin e secilit profesionistë të fushës që prej kohësh kanë pasur interes të kyçen, por që vullneti i tyre është shtypur nga bindjet që kishin për proceset e korruptuara të përzgjedhjes”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo ditë që kalon paraqitet ndonjë rast i ri në…