Kurti thotë se 2024-a është certifikata e suksesit e ndërmarrjes publike “Ibër Lepenc”

03 janar 2025 | 16:02

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në “Facebook” se 2024-a është certifikata e suksesit e ndërmarrjes publike “Ibër Lepenc” .

“Kjo ndërmarrje përveçse arriti ta menaxhojë në mënyrë të shkëlqyeshme dëmin e shkaktuar nga sulmi terrorist i 29 nëntorit dhe ta rehabilitojë plotësisht brenda një muaji kanalin e dëmtuar, ajo vitin pritet ta përmbyll me rreth 1.6 milionë euro fitim neto nga 2.9 milionë euro humbje sa ishin regjistruar në fund të vitit 2021”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i PK-së, kolonel Gazmend Hoxha, i shoqëruar…