Kurti thotë se ‘’Ausbildung ’’ është fjala e tij e preferuar gjermane që e mësoi nga mërgimtarët
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për rolin e diasporës kosovare, në fryrjen e kuletës së shtetit.
Për gjermanen Stern, ai u shpreh se për shkak të kësaj çështje, Gjermania është tejet e rëndësishme për të ardhmen e vendit.
”Meqë ra fjala, kjo është një tjetër pikë pse Gjermania është kaq e rëndësishme për të ardhmen tonë”.
”Disa nga profesorët dhe studentët tanë më të mirë janë me ju sot, por ne duam ta kthejmë ikjen e trurit në fitim të talenteve, domethënë të rikthejmë talentin. Prandaj kemi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës”.
Ndërsa edhe përmend se fjala ‘’Ausbildung’’, është ndër shprehjet më të preferuara të tij gjermane.
”Meqë ra fjala, e mësova edhe fjalën “Ausbildung” (Trajnim) nga mërgimtarët tanë – tani është fjala ime e preferuar gjermane”.