Kurti thotë se do të bashkëpunojnë me Listën Guxo edhe në zgjedhjet lokale

27 qershor 2021 | 14:06

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka bërë me dije se do të bashkëpunojë me Listën Guxo edhe në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në këtë kontekst, ai ka kërkuar nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes që të komunikojnë dhe bashkëpunojnë me drejtuesit e kësaj liste.

“Në këto zgjedhje lokale jo vetëm që jemi të gatshëm, por edhe synojmë, që të bashkëpunojmë me Listën Guxo, sikurse për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kemi dëshmuar sinqeritet e seriozitet me punë e aktivizëm të përbashkët, një model suksesi përmes efektit sinergjik, të cilin e kemi për detyrë ta kultivojmë e ta forcojmë. Andaj, kontaktoni e komunikoni, takohuni e bashkohuni në terren, duke u angazhuar që të gjithë sa më shumë dhe anembanë Kosovës”, ka thënë Kurti në mbledhjen e XLIV të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendi ynë së paku një herë në vit ballafaqohet me…