Kurti thotë se e kanë në plan punësimin e 400 pedagogëve dhe psikologëve në arsim

17 maj 2021 | 10:58

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku kryeministri Albin Kurti është duke e prezantuar programin e tij qeverisës për katër vitet e ardhshme

Në ekspozenë e tij, Kurti ka thënë se kanë në plan punësimin e 400 pedagogëve, psikologëve dhe do bëjnë vlerësime të jashtme të shkollave, ndërsa brenda vitit do bëhet trajnimi i 500 mësimdhënësve.

“Ne jemi për arsim publik falas. Në institucionet publike do të hiqen tarifat për pagesën e semestrit. Do të investojmë në shëndetësi. Për shume kohe klinikat tona janë parë vetëm si vendtakim me mjekun për të marrë recetën dhe për të marr trajtim diku tjetër”.

 

“Me këtë program do ta rrisim inspektimin dhe monitorimin duke rekrutuar 30 inspektorë shëndetësor. Do ta mbajmë premtimin për një mjek familjar për 2000 mijë banorë”, ka shtuar ai duke prezantuar planin qeverisës”, ka thënë Kurti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda…