Kurti thotë se është i gatshëm të raportojë në Kuvend për dialogun
29 qershor 2021
| 17:10
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i gatshëm kurdoherë për të raportuar para deputetëve në Kuvendin e Kosovës rreth takimit në Bruksel.
“Çdo herë i gatshëm jam unë”, ishte përgjigja e Kurtit pas përfundimit të Samitit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional që është mbajtur të martën në Prizren.
Ndryshe, më 15 qershor në Bruksel janë takuar për herë të parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Tema më e përfolur e këtij takimi ishte asociacioni i komunave me shumicë serbe.