Kurti thotë se është kërcënuar, publikon paralajmërimin e “Gardës Vullnetare Shqiptare”

19 maj 2020 | 19:54

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e ka publikuar një paralajmërim të një grupi të quajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”, përmes të cilit ai dhe anëtarët e LVV-së janë kërcënuar.

Ai e ka quajtur këtë paralajmërim kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexha. Nuk ka shpjegim tjetër”, ka thënë ai.

Sipas tjj,  grup e quan LVV-në “organizate kriminale”, duke thënë se “nuk do të qëndrojë duarkryq” lidhur me protestat eventuale që mund të mbahen në Prishtinë.

“Albin Kurti dhe të gjithë udhëheqësit e LVV-së që ndihmojnë në organizimin e kësaj proteste, tani kanë arsye të shqetësohen për sigurinë e tyre dhe të familjarëve të tyre nga njësitet e Gardës”, shkruhet në njoftimin e tyre.

Kërcënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër.

Regjimi i vjetër e di se nuk ka shpresë për të. Pasi që kanë harruar sa moti e patën braktisur popullin, tash populli po ua përkujton përditë se edhe ai masivisht i ka braktisur ata.

Ata janë të frikësuarit që duan të frikësojnë Gjykatën Kushtetuese dhe jo vetëm. Ata po duan t’i frikësojnë edhe ambasadorët e Quintit me destabilizim nëse kapoja i PRONTO-s, Presidenti i Republikës, e humbet rastin.

Dekreti i Presidentit nuk është amandament kushtetute. Për çka nuk flet Kushtetuta nuk mund të flasë Presidenti. Ai duhet ta respektojë Kushtetutën dhe nuk mund ta shkruajë atë.

Ne jemi duke i ndjekur me kujdes zhvillimet teksa po presim Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në zgjedhjet e ardhshme do ta thellojmë diferencën si asnjë subjekt tjetër i parë në Kosovën e pasluftës.

No photo description available.
Image may contain: 4 people
(A. M / Epoka e re).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lance Armstrong, çiklisti që u njollos nga akuzat për përdorim…