Kurti thotë se është koha të qetësohet situata në veri

29 maj 2023 | 14:23

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se situata në veri duhet të qetësohet dhe të zbatohet marrëveshja bazike e 27 shkurtit, e cila është arritur në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka njoftuar se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin ka thënë se janë pajtuar për këto dy tema.

“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Marrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është takuar të hënën me presidenten Vjosa Osmani, për të biseduar mbi gjendjen e krijuar në veri. Ai është shprehur pas takimit se situata është thellësisht shqetësuese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat ka konfirmuar se Mauricio Pochettino do të…