Kurti thotë se gjenerali Jackson vdiq nga kanceri në prostatë
16 tetor 2024
| 12:49
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vdekjes së gjeneralit Mike Jackson, në moshën 80-vjeçare.
Ai thotë se jeta e gjeneralit Mike Jackson, ishte një jetë e përkushtuar prej ushtaraku, ashtu siç sugjeron edhe vetë ai te libri autobiografik i tij, i titulluar thjesht “Ushtar”.
Me anë të një postimi në “Facebook”, shefi i qeverisë më tutje tregon se Jackson nuk ishte i pranishëm në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës për shkak të shëndetit dhe se ai vdiq dje nga kanceri në prostatë.
Kryeministri Kurti ka shkruar se populli dhe shteti i Kosovës i kujtojnë miqtë dhe përkrahësit e tyre, në rrugën e pafundme të historisë së lirisë dhe të shtetndërtimit,