Kurti thotë se ideja për tribunal i jep kohë Serbisë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës ka folur rreth idesë për formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.
Kurti ka thënë se kjo ide i jep kohë Serbisë. “Ideja e nxituar për tribunal i jep më shumë kohë Serbisë”, ka thënë Kurti.
Sipas tij me këtë ide Serbia sigurohet se nuk do të preket edhe se paku për një dekadë. Kurti ka përmendur Gjykatën Speciale, e cila sipas tij edhe pse e themeluar para gati katër vitesh nuk ka ngritur asnjë aktakuzë.
Ai ka theksuar se me formimin e komisionit për trubunalin kush e di edhe sa vite mund t’i merr themelimi dhe funksionalizimi i tij.
Kurti ka kërkuar që të votohet në lexim të dytë Kodin e Procedurës Penale, ku sipas tij i jep të drejtë gjykatave t’i dënojnë kriminelët edhe në mungesë.
/Epoka e re/