Kurti thotë se janë të angazhuar që në 36 orët e mbetura të arrihet zgjidhja për targat

22 nëntor 2022 | 14:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën para mediave se të gjithë janë shumë të angazhuar që në 36 orët e mbetura që të arrihet zgjidhja për targat.

Ai ka thënë se nuk po dëshiron ta mendojë mundësinë e mosarritjes së zgjidhjes.

Këto komente Kurti i ka bërë pas Konferencës për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, të mbajtur në Prizren.

Ndryshe, pas takimit rreth 8-orësh gjatë së hënës në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, palët nuk arritën të merren vesh as për çështjen e targave.

Mirëpo, të njëjtën ditë veçse në mbrëmje, ShBA-ja ka kërkuar nga qeveria ta shtyjë vendimin për 48 orë, për çfarë edhe është pajtuar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tekniku spanjoll, Pep Guardiola ka rinovuar kontratën me skuadrën e…