Kurti thotë se ministrave dhe zëvendëskryeministrave nuk do t’ua japë dorën për shkak të koronavirusit
11 mars 2020
| 22:58
Qeveria e Republikës së Kosovës, të mërkurën ka mbajtur mbledhjen e shtatë, të jashtëzakonshme, në të cilën është marrë vendimi për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi.
Kryeministri Albin Kurti pas mbledhjes së qeverisë, në konferencën për media, pasi ka lexuar masat parandaluese, ka bërë me dije se nga sot ministrave dhe zëvendëskryeministrave nuk ua jep dorën për t’u përshendetur për shkak të koronavirusit, raporton “Epoka e re”.
“Që prej sot unë ministrave dhe zëvendëskryeministrave nuk ua japë më dorën, pra nuk shtrëngojmë më duart, e kjo s’do të thotë asgjë me raportet midis neve. Pra ka të bëjë me koronavirusin”, ka deklaruar Kurti.