Kurti thotë se në plan të parë e kanë rimëkëmbjen e shëndetit publik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e kanë parasysh edhe planin e rimëkëmbjes ekonomike, megjithatë fillimisht sipas tij në plan të parë është plani i shëndetit publik.
“Do ta kemi edhe planin tonë të punës për të dalë nga kjo krizë edhe më e thellë ekonomike për shkak të pandemisë së virusit Covid-19”.
“Por, fillimisht duhet të nisim me këto masa sa i përket shëndetit publik, meqë është aq e rëndë gjendja sepse së pari duhet të ndalim trendin e rritjes, të ndalojmë përhapjen e trendit të rritjes së infeksionit nga Covid-19”.
“Së shpejti do ta kemi edhe një mbledhje të gjatë të Qeverisë për programin qeverisës dhe planin e punës, ku këtë mbledhje do ta mbajmë në kushte të pandemisë, dhe për pasojë edhe aty pandemia shtron pyetje në secilën përgjigje që ne japim”, është shprehur Kurti në një konferencë për medie pas mbledhjes se Qeverisë.