
Kurti thotë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Manastirin e Deçanit
06 dhjetor 2021
| 15:00
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk e ka ndryshuar sa i përket Manastirit të Deçanit, ku Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë këtij manastiri sa i përket pronave përreth tij.
“Qëndrimi jonë për Manastirin e Deçanit është tashmë i njohur, ne e kemi bërë të njohur atë edhe më herët, mirëpo kisha kërkuar mirëkuptimin tuja ngase jemi këtu për nderime për senatorin Dole”, ka thënë Kurti.
Këto komente Kurti i ka bërë pas homazheve te busti i ish-senatorit Bob Dole, i cili ka ndërruar jetë të dielën.