Kurti thotë se nuk janë marrë veshë me Mustafën për marrëveshje, por ka avancim në diskutime
02 dhjetor 2019
| 16:55
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk janë marrë veshë për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.
Kurti ka thënë se posa ta kenë arritur këtë marrëveshje do ta bëjnë publike para qytetarëve, raporton “Epoka e re”.
“Nuk jemi marrë veshë, mirëpo avancim në diskutimet që kemi bërë ka. Atëherë kur ta kemi marrëveshjen e plotë do të mund ta shpalosim atë gjerë e gjatë. Përfundon takimi i sotëm dhe unë jam në kontakt të drejtpërdrejt me kryetarin e LDK-së që ta përcaktojmë takimin e radhës sa i përket ditës edhe orës që të vazhdojmë më tutje drejt marrëveshjes”, ka thënë Kurti në një prononcim për gazetarë.
/Epoka e re/