Kurti thotë se nuk ka pasur ftesë për ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të çlirimit
13 qershor 2019
| 14:37
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka pasur ftesë nga institucionet e Kosovës për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara për nder të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Kurti u ka thënë gazetarëve se këto ditë ka marrë pjesë në organizime të Vetëvendosjes, dhe nuk ka pasur ftesë në kutinë e deputetëve, për të qenë prezent në ceremoninë qendrore të 20-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
“Nuk e di që kam pasur ftesë në kutinë e deputetëve, por kemi pas edhe shumë organizime si Lëvizje Vetëvendosje meqenëse është përputhur edhe me ditën e Lëvizjes. Grupi jonë parlamentar i ka ndarë deputetët nëpër aktivitete të ndryshme dhe ata kanë marrë pjesë”, ka thënë Kurti.