
Kurti thotë se përsëri do ta udhëheq qeverinë
10 mars 2025
| 12:52
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur të hënën nga gazetarët rreth konsultimeve me minoritetet për formimin e qeverisë së re.
Ai nuk është ndalë që të flasë para gazetarëve, por në ecje e sipër ka thënë: “Së pari rezultatet përfundimtare, pastaj certifikimi, pastaj bisedimet. Qeveria sigurt e udhëhequr nga Vetëvendosja dhe unë”.
Vetëvendosje ka fituar mbi 40 për qind të votave duke marrë 48 deputetë, numra që ia pamundësojnë themelimin e qeverisë vetë.
Kurti, dje në një konferencë për medie është deklaruar pro bashkëpunimit me ministrin aktual Nenad Rashiq dhe komunitetet tjera.