Kurti thotë se rëndësia e betejës së Koshares ishte strategjike dhe historike
04 prill 2024
| 11:46
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar së Beteja e Koshares kishte rëndësi të madhe për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në seancën solemne, që po mbahet për nder të 25-vejtorit të kësaj beteje, Kurti ka thënë se rëndësia e kësaj beteje ishte strategjike dhe historike.
“Sot në vigjilje të përvjetorit të 25-të të Betejës së Koshares le ta kujtojmë me nderime të merituara këtë betejë. Lufta për shembjen e kufirit kishte rëndësi sa strategjike e operative aq edhe historike e kombëtare. Kur e vizitojmë kompleksin memorial, Beteja e Koshares, e gjejmë edhe Agim Ramadanin nga Zhegra e Gjilanit edhe Sali Çekaj nga Peja”, ka thënë Kurti, raporton “EO”.