Kurti thotë se sapo të bëhet kryeministër do të vendos reciprocitet të plotë me Serbinë

20 nëntor 2019 | 14:19

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në njëvjetorin e vendosjes së taksës 100 për qind kundër produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka thënë se sapo ta marrë drejtimin e qeverisë do të vendos masa direkte dhe të përgjithshme reciproke me shtetin serb.

Sa i përket deklaratës se kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj se “taksa e ka ndalur ndarjen e Kosovës”, Kurti ka thënë se këtë ndarje e kanë ndalur protestat e popullit, opozita e dikurshme LV-LDK, si dhe disa aleatë ndërkombëtarë.

Por, Kurti nuk ka treguar se a do të bëhet kryeministër në muajin dhjetor apo jo. /KK/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Blerim Latifi, ka…